Kremtimi i festës së Shën Mërisë, fluks emigrantësh në Kapshticë
Pëlqej
Në pikën kufitare të Kapshticës është krijuar rradhë e gjatë automjetesh mëngjesin e sotëm. Arsyeja e këtij bllokimi të lëvizjes në doganë mendohet të jetë fluksi i madh i emigrantëve që kthehen në Shqipëri për kremtimin e festës së Shën Mërisë.

Sipas të dhënave paraprake shtetasit që kanë hyrë në territorin shqiptar janë 4778 ndërsa kanë dalë 2551 të tjerë, kurse raporti i automjeteve është 1282 që kanë hyrë dhe 668 automjete të tjera që janë larguar drejt shtetit fqinj grek. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 10:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori