Kreditë në banka, ja deputetët borxhlinj (FOTO-LAJM)

1. Arben Imami 30 milionë lekë
Pëlqej
Disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë janë në borxhe, madje ka edhe nga ata të cilët në qeverinë e shkuar kanë pasur poste ministrore. Sipas një raporti të Mjaft për deputetët e legjislaturës së shkuar, shumë prej tyre figurojnë se janë debitorë pranë bankave për të shlyer kredi kryesisht për blerje shtëpie ose makinash.

“Për deklarimet e pasurisë së deputetëve për vitin 2012 të depozituara pranë Inspektoratit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurisë në mars 2013, ky institucion, edhe pse kanë kaluar më shumë se 6 muaj, ende nuk ka zbatuar detyrimin e tij ligjor përkundrejt kërkesës zyrtare të Lëvizjes Mjaft, për vënien në dispozicion të këtyre dokumenteve”, thuhet në raportin e Mjaft. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori