"Kredi të buta dhe banesa sociale", kjo është zgjidhja e Gjiknurit për banorët në Astir
Pëlqej
Ditët e fundit, shembja e banesave të Astiri ka qenë një nga problematikat kryesore.

Për këtë Ministri Damian Gjiknuri është ftuar në Open ku po përgjigjet për protestat e banorëve dhe si do të gjendet një zgjidhje.

Madje ministri është pritur edhe jashtë me prtesta dhe për këtë arsye ka ardhur me vonesë.

Por pyetjet e banorëve Gjiknuri i është përgjigjur banorëve të “Astirit” se si do të dëmshpërblehen pas shembjes së banesave të tyre.

“Janë 464 objekte të prishura ndër vite të kësaj kategorie. Një pjesë me dokumenta dhe të shpronësuar. Ne kemi menduar një zgjidhje për personat që nuk shpronësohen me ligj.

Ne kemi menduar për shkak ndërtimit dhe do të trajtohen për disa vjet me qera, deri në tre vjet dhe nga ana tjetër mendojmë që do të konsiderohen si të pastrehë duke u dhënë banesa sociale si dhe kredi të buta.

Ju them gjithë qytetarëve se projekti është shumë i rëndësishëm, asnjë nuk mbetet në rrugë. Do kenë prioritetin këta banorë. Do bëjmë masat politike”, u shpreh Gjiknuri. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2018, ora 23:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori