Kërcënoi Rudina Magjistarin, ja çfarë ka vendosur gjykata për fatin e Vjolës
Gjykata e Tiranës tashmë ka përfunduar gjykimin ndaj një 37-vjeçareje të akuzuar për “përndjekjen” e moderatores së njohur televizive, Rudina Magjistari.

E pandehura Vjola S. ishte bërë shqetësim për prezantuesen gjatë 2014-2015, pasi për 10 muaj me radhë i ka dërguar mesazhe fyese, denigruese dhe kërcënuese në “Facebook”.

Qindra SMS-të e mbërritura në adresën e prezantueses fyenin atë vetë, programin e saj, temat e trajtuara aty, si dhe të ftuarit.

Nga gjykimi ka rezultuar se dërguesja e mesazheve në kohën e dërgimit të tyre ka qenë e papërgjegjshme mendërisht, raporton Panorama.

Prej disa vitesh ajo mjekohej për probleme mendore. Bazuar në një aktekspertim të gjendjes mendore të së pandehurës, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e një mase mjekësore “mjekim i detyruar ambulator” në një qendër të shëndetit mendor./Albeu.com/

Shtuar më 23/03/2017, ora 18:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori