U infektuar me koronavirus, si është sot gjendja e ish banorit të “Big Brother”

Lajmi se ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi ishte infektuar nga ‘Covid-19’ tërhoqi jo pak vëmendjen e gjithë njerëzve.

Megjithatë ditën e sotme, Bylykbashi ka dhënë lajmin e mirë se ka rezultuar negativ në testin e fundit të virusit.

“U sherova. Sot, 18 dite mbas rezultatit pozitiv te Covid-19, 24 dite mbas shfaqjes te simptomave dhe 38 dite nga koha kur dyshohet se jam infektuar, rezultova per here te dyte rresht (ne dite te ndryshme) negativ ne testin covid-19, konsiderohem i sheruar total.

Sipas rekomandimit te Institutit Kombetar te Shendetesise, une do rri edhe per 14 dite tjera i vetizoluar, e pastaj do i kthehem ‘normalitetit’ dhe do i bashkangjitem grupit te vullnetarve ne Konviktet e Prishtines”, ka shkruar ish-banori në postimin e tij në ‘Facebook’.

Pas këtij lajmi të mirë nuk kanë munguar edhe komentet pozitive nga të gjithë ndjekësit dhe të afërmit të Petritit në rrjetet sociale.


Shtuar 14.04.2020 06:37