Krasniqi: Serbia te njoh pavaresine e Kosoves
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i bëri thirrje Serbisë, që të njoh pavarësinë e Kosovës. Këto komente, Krasniqi, i bëri gjatë një debati me temën “Të kuptuarit e pavarësisë së Kosovës” organizuar nga Klubi për Politikë të Jashtme.Ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të krijojnë marrëdhënie ndërfqinjësore si dy shtete të barabarta, në mënyrë që rajoni të mos udhëhiqet nga politika destruktive. “Unë i bëjë ftesë shtetit serb ta njoh realitetin e krijuar në Kosovës në mënyrë që dy vendet të krijojmë raporte të mira mes tyre”, theksoi Krasniqi. Duke folur për GJND-në, kreu i Kuvendit të Kosovës tha se pret një mendim pozitiv nga ky institucion i drejtësisë, ndërsa sipas tij asnjë vendim nuk do ta ndryshojë realitetin për pavarësinë e Kosovës, e as nuk do të ndryshojë kufijtë ekzistues të shtetit të ri. (telegrafi)
Shtuar më 20/07/2010, ora 13:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori