Humbi ndaj Tottenham, Guardiola “burgos” lojtarët në dhomat e zhveshjes

Lojtarët dhe stafi i Manchester City-t kanë qëndruar rreth një orë pas ndeshjes me Tottenham në dhomat e zhveshjes.

Humbja ndaj “spurs” duket se ka ‘trullosur” kampin e “citizens” dhe sidomos trajnerin Pep Guardiola i cili ka pasur shumë për të thënë.

“Po flisja me stafin tim, gruan, dhe disa prej lojtarëve” ka thënë Guardiola, i pyetur për vonesën e lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

“Sa krenar jam për ta, por nuk është e mjaftueshme. Dua të shoh lojtarët e mi të luajnë në atë mënyrë” tha Pep, kur u pyet se çfarë bisedoi me lojtarët.

Përveç humbjes, Guardiola duhet të mendojë edhe për mungesën e Zinchenko, i cili u ndëshkua me kartonin e kuq gjatë kësaj ndeshje.


Shtuar 2.02.2020 20:11