Krasniqi: Nese shkelen parimet e GK, Shqiperia dhe Kosove te nisin bashkimin
Pëlqej
Albeu.com
Prishtinë - Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka bërë një deklaratë bombë gjatë ditës së sotme, duke thënë nëse shkelen parimet e Grupit të Kontaktit të cilat përjashtojnë mundësinë e ndarjes, bashkimin me ndonjë shtet tjetër dhe kthimin para vitit 1999, Shqiptarët duhet të shpalosin letrat e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.“Nëse dikush tenton të ndryshojë deklaratën e Grupit të Kontaktit, sidomos tri parimet e saj, ndoshta shqiptarët duhet të mendojnë edhe në atë aspekt. Është e drejtë e tyre"-deklaroi Krasniqi për mediat.

Deklaratat e Krasniqit erdhën pas takimit në Prishtinë me kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama në përkujtim të 96-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Ai ka marrë nga Krasniqi një kopje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në sfond të së cilës është punuar figura e Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

“Këto duhet t'i llogarisin ata që shikojnë këtë ëndërr me sy hapur. Për sa na takon ne, sovraniteti i Kosovës është i pacenueshëm"-deklaroi Rama për mediat.

“Ne mendojmë që deklarata ishte e balancuar. E rëndësishme është që askush në Këshillin e Sigurimit nuk kontestoi sovranitetin e Kosovës dhe në këto momente është shumë e rëndësishme që edhe në Këshillin e Sigurimit u konfirmua sovraniteti i Kosovës" -tha më tej Krasniqi.(start)
Shtuar më 28/11/2008, ora 21:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori