Krasniqi leter Tiranes: Zgjidhni ceshtjen e greves, te shpetoni Kosoven
Pëlqej
Albeu.com
Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka dërguar një letër autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar ku kërkon zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes, pasi situata po zhvendos vëmendjen nga problemi që Kosova po përjeton, në atë...Prishtina zyrtare ka reaguar rreth grevës së dhjetë deputetëve të cilët janë futur në ditën e shtatë të saj. Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, u ka dërguar një letër autoriteteve më të larta të shtetit shqiptar ku kërkon zgjidhjen sa më të shpejtë të çështjes, pasi situata po zhvendos vëmendjen nga problemi që Kosova po përjeton, në atë të grevës së deputetëve në Tiranë. Në letrën e tij drejtuar Presidentit të Republikës, Bamir Topi, kryeministrit Sali Berisha, Kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama, Krasniqi shkruan se « Kosova është duke kaluar çastet vendimtare në proçesin e ndërtimit të shtetit të ri dhe ballafaqohet me një sërë vështirësish të imponuara nga qarqet antishqiptare në botë. Greva e urisë e 10 deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe sidomos degradimi i gjendjes së tyre shëndetësore zhvendos vëmendjen e opinionit shqiptar dhe më gjerë në probleme brendashqiptare. Duke përcjellë me shqetësim të madh grevën e urisë ju lus, miq të nderuar, që të ushtroni influencën Tuaj për gjetjen e një zgjidhje që do t’i jepte fund Grevës së Urisë dhe së bashku të kontribuojmë në avancimin e njohjes së shtetit të Kosovës ».
Shtuar më 16/11/2008, ora 02:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori