Krasniqi: Kuvendi s'mund te shkarkoje kreun e Policise
Albeu.com
"Kuvendi i Kosovës, nuk ka të drejtë të shkarkojë kreun e Policisë së Kosovës", ka thënë kryeparlamentari Jakup Krasniqi në përgjigje të kërkesës së Komisionit për Siguri të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e ...... kreut të Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, duke e vlerësuar si kërkesë në adresë të gabuar. Krasniqi ka paralajmëruar se procesi i zgjedhjes së avokatit të popullit do të përfundojë këtë javë.

"Kuvendi mund të kërkojë shkarkimin e njerëzve që i ngarkon me përgjegjësi, kuvendi nuk merret me shkarkimin e administratorëve të shërbimit publik të cilido nivel qofshin, prandaj nganjëherë kërkesat edhe të kryetarëve të komisionit edhe të komisionit janë pa adresë dhe nuk kanë bazë ligjore", ka thënë Krasniqi. (qik)
Shtuar më 27/05/2009, ora 00:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori