Krasniqi kritikon Qeverine per pak ligje
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha të mërkurën se veprimet që po i ndërmerr Serbia po i kontribuojnë për të mirë Kosovës dhe kjo, siç tha ai, u vërtetua edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Serbia edhe ...... pse inicioi këtë proces, në fund doli e humbur në raport me Kosovën.
Këto komente, Krasniqi i bëri, i pyetur për Rezolutën që ka nxjerrë Parlamenti i Serbisë për Kosovën.

Gjatë një konference për shtyp, të mbajtur të mërkurën lidhur me aktivitetet e Kuvendit, Krasniqi ka folur për përfundimin sezonit pranveror të punë së Kuvendit të Kosovës.

Ai ka vlerësuar lartë punën e institucionit që drejton, duke thënë se përkundër kapaciteteve që ka Kuvendi, cilësia e punës ka qenë në nivel të kënaqshëm. Duke e krahasuar me vitin 2008, Krasniqi ka thënë se Kuvendi ka miratuar ligje më shumë në këtë sezon.

Ndërkohë, Krasniqi, ka kritikuar edhe Qeverinë, që sipas tij nuk ka qenë shumë aktive në sjelljen e projektligjeve në Kuvend. Po ashtu, Krasniqi ka folur edhe për opozitën në Kuvend, duke thënë se kritikat e tyre janë normale në një vend demokratik. (telegrafi)
Shtuar më 28/07/2010, ora 14:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori