Krasniqi: Ka nevoje per ndryshime ne Qeveri
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka mbështetur idenë e Kryeministrit Hashim Thaçi për ndryshimet në kabinetin qeveritar. Krasniqi tha të martën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se Kosova ka nevojë për një qeverisje më kualitative.“Kuvendi i Kosovës nuk do të përzihet në çështjen e ndryshimeve të paralajmëruara në Qeveri. Kryeministri i Kosovës, sipas Kushtetutës, ka të drejtë ta bëjë riformatizimin e Qeverisë. Ne si Kuvend, si deputetë, por edhe si përfaqësues të pozitës, dëshirojmë që gjithçka të bëhet mbi bazën e një interesi të një qeverisje dhe të një kualiteti të ri të qeverisjes në Kosovë”, tha Krasniqi.

Ai tha se nuk dëshiron të përmend emra të ministrave, por siç tha ai, qeverisja në Kosovë sipas të gjitha gjasave, pasi është thënë edhe nga vet kryeministri, ka nevojë për ndryshime.

“Ka nevojë për një qeverisje me një kualitet të shtuar”, tha ai.
Shtuar më 16/03/2010, ora 21:42
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori