Krasniqi dhe Thaci: Besojme ne pafajesine e Haradinajt
Albeu.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në hapje të seancës së plenare të Kuvendit shprehu besimin e tij në pafajësinë e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.Krasniqi theksoi se lufta e pastër e UÇK-së është një garanci shumë e madhe që Haradinaj së shpejti do t’i kthehet familjes dhe politikës kosovare.

Edhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se është i bindur se Ramush Haradinaj do të dalë i pafajshëm. “Besoj në pafajësinë e Haradinajt”, ka thënë Thaçi në një intervistë dhënë për Klan Kosova, nga SHBA-të. Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe e pastër, prandaj, sipas tij, nuk ka dyshim se pastërtinë e luftës do ta dëshmojë edhe Haradinaj në Hagë. “Unë dua të besoj se sikur herën e parë, siç ka ndodhur me Haradinajn, ashtu do të ndodhë edhe tani dhe Haradinaj do të dalë i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.
Shtuar më 22/07/2010, ora 12:59
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori