Krahu i djathtë i familjes së famshme, mafiozi shqiptar tregon pasurinë
Ish-mafiozi me origjinë shqiptare John Alite ka habitur mbrëmë shqiptarët në "Zonën e Lirë" ku ka rrëfyer më shumë mbi jetën e tij, veprat e pasurinë.

Ai është konsideruar si "krahu i djathtë" i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli.

Alite u pyet nga Çani sa fitonte në kohën kur punonte me familjet mafioze dhe ai u përgjigj se shumat ishin marramendëse.


"Duke punuar me familje Gambino kam fituar rreth 40 milion dollar", u shpreh Alite.

"Kur hynë në problem të tilla qeveria federale ti merr të gjitha. Mi ka marrë të gjitha.

Kur unë kam qenë në burg shokët më kanë dërguar tre çerek milioni dollar që të më ndihmonin të dilja nga burgu", -tha ai. /albeu.com/


Shtuar më 16/06/2018, ora 10:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori