Krahasoi popullin shqiptar me organin gjenital, merret vendimi për Ramën
Byroja e Kuvendit ka marrë vendimin për ta rrëzuar kërkesën e depozituar nga Lëvizja Socialiste për Integrim e cila kërkonte përjashtimin nga seanca plenare të kryeministrit Edi Rama për shkak të fjalorit të përdorur.

Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura por kërkesa u rrëzua me 6 vota kundër dhe 3 pro.

Në një prononcim për mediat për këtë ka reaguar edhe Edi Paloka.

“Maxhoranca përdori gjithë argumentet absurdë për të mbrojtur kryeministrin. Së pari, kryeministri nuk erdhi të paraqitej para byrosë. Vërtetë nuk e detyron rregullorja por e detyron morali. Duhet të ishte për të dhënë shpjegime. Por ajo që ai ka thënë është shumë e qartë për këdo. Arritën deri aty sa zonja Hysi të kërkonte dhe dënimin e atyre që kanë bërë kërkesën sepse aty quhej kryeministri rrugaç. Morën vendimin si gjithnjë që kryeministri është i pafajshëm”, deklaroi Paloka. /albeu.com/
Shtuar më 05/04/2018, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori