Arrestimi i dhjetra policëve të pikës kufitare Morinë, reagon Bledi Çuçi

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit të disa policëve në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë një deklarate, Çuçi ka përgëzuar punën e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, duke theksuar se nuk ka vend për punonjësit e korruptuar në rradhët e Policisë së Shtetit.

“Përgëzime Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA) për hetimin profesional që çoi në pranga dhjetëra punonjës policie të Pikës Kufitare në Morinë. Ishte një hetim model për ndëshkimin e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Jemi të vendosur për të pastruar Policinë e Shtetit nga punonjësit e korruptuar, për të cilët s’ka vend në radhët e kësaj trupe”, tha Çuçi.

Kujtojmë se gjatë hetimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (ish SHÇBA), dhjetra punonjës policie ranë në pranga në pikën kufitare të Morinës./albeu.com/