Krah më krah, shqiptari dhe serbi në kërkim të personave nën rrënoja
Në fatkeqsi si kjo, nuk ka më armiqësi. Të gjithë po punojnë për nxjerrjen e personave nën rrënoja me shpresën që të jenë gjall.

Ekipe të shumta kërkimi kanë mbëritur nga Kosova, Greqia, Franca, Kroacia dhe gjithë rajoni e Evropa vijojnë pa ndërprerë aksionet nën rrënojat e Durrësit dhe Thumanës.

Kjo foto që të prek shpirtin po në anën tjetër të jep shpresë se dikush do të jetë gjallë është mes një ushtari serb dhe të FSK, që janë bërë bashkë dorë më dorë.

Deri më tani, numri i viktimave ka shkuar në 39 ndërsa forcat e kërkim-shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në Thumanë, teksa ende po punohet në zonën e Kënetës në Durrës.


Shtuar më 28/11/2019, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori