KQZSH, 107 njesi vendore dorezojne informacionin per qendrat e votimit
Albeu.com
Sot eshte afati i fundit per pranimin e ketij informacioni nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Burime nga ky Komision bejne te ditur se vendoret po vazhdojne ende te sjellin informacion.Pas deklarates publike te kreut KQZ-se, Ilirjan Celibashi ku behej thirrje per plotesim te detyrimit ligjor qe kane kryetaret e njesive vendore prane bashkive e komunave, per dorezimin e informacionit per numrin e qendrave te votimit, vendndodhjen e ketyre qendrave dhe numrin e zgjedhesve per cdo qender, 107 njesi vendore kane dorezuar sot kete informacion. Nderkaq kreu i KQZ-se, Celibashi beri te ditur se do te ngrihet padi per kryetaret e njesive vendore te cilet nuk do te dorezojne informacionin e kerkuar brenda afateve, ne nje kohe kur ne te gjithe vendin jane 384 njesi vendore. (bw)
Shtuar më 13/06/2005, ora 21:50
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori