Mbledhja e KQZ, Denar Biba zgjidhet nënkryetar
UPDATE - Anëtarët e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në mbledhjen e parë me 6 vota pro kanë votuar për Denar Bibën si nënkryetar i këtij komisioni. Gjithashtu KQZ votoi unanimisht për mandatin e deputetit më të ri socialist Auron Tare, pas dorëheqjes së Andis Harasanit.



09:24 - Pas betimit në Kuvend, Komisioni i ri i Zgjedhjeve zhvillon sot mbledhjen e parë ndërsa pritet të zgjidhet edhe nënkryetari dhe do të shqyrtohet dhënia e mandatit të deputetit socialist, Auron Tare, i cili zëvendëson Andis Harasanin.

Lefteri Lleshi është kryetarja e KQZ, Hysni Osmanaj dhe Vera Shtjefni të PD, Albana Shtylla dhe Denar Biba të PS, Ilirjan Muho i LSI dhe Jani Jani, i PBDNJ. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2012, ora 11:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori