KQZ: Zgjedhjet lokale pa kamera
Albeu.com
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka marrë vendim për mos instalimin e kamerave në vendvotimet e zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit, e cila ka qenë kërkesë e AKR-së, me arsyetimin se nuk ka kohë të mjaftueshme për implementimin e projektit.Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka hedhur poshtë edhe kërkesën e partisë tjetër opozitare LDD-së, për vendosjen e kamerave në gjashtë komuna dhe në qendrën e numërimit të votave, me arsyetimin se në qoftë se do të miratohej një vendim i tillë do të anashkaloheshin komunat e tjera.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, ka deklaruar se vendimi për mos vendosjen e kamerave është marrë për shkak të kohës së shkurtër për implementimin e projektit.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e AKR-s, Fadil Maloku, nuk është ndarë i kënaqur me këtë vendim, duke thënë se procesi zgjedhor përmes monitorimit të kamerave do të ishte më transparent. (rtv21)
Shtuar më 25/08/2009, ora 03:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori