KAVAJË/ Mbytet në plazhin e Gjeneralit një person nga Tirana

Një person është mbytur pasditen e sotme në plazhin e Gjeneralit, Kavajë.

Ai është një 41-vjeçar nga Tirana dhe dyshohet se është mbytur teksa po lahej në det.

“Më datë 05.09.2020, rreth orës 17:20, tek plazhi i Gjeneralit, në Kavajë, shtetasi E.M., 41 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 5.09.2020 16:40