KQZ verifikon Elvis Roshin
Me 7 vota pro, KQZ votoi për hetimin e formularit të vetëdeklarimit për kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi.

Me anë të këtij votimi, KQZ i çon dosjen e kryebashkiakut, Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Prokuroria dyshon se i zgjedhuri socialist, ka bërë deklarim të rreme si dhe ka falsifikuar dokumentet që i janë dorëzuar KQZ si pjesë e detyrimit nga ligji për dekriminalizimin. /albeu.com/

Shtuar më 09/06/2016, ora 10:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori