Gardiani i Real Madridit rezulton pozitiv me covid-19

Andriy Lunin, portieri i Real Madrid, ka rezultuar pozitiv për COVID-19 në testet e kryera me Ukrainën kur është bashkuar me ekipin kombëtar.

Lunin, i cili do të luante kundër Spanjës, tani duhet do t’i duhet të karantinohet.

Së bashku me Lunin, Yuriy Pankiv, gjithashtu një portier, kanë dalë pozitiv.

Ndodh kështu që Pankiv u thirr sepse portieri i parë Pyatov, gjithashtu doli pozitiv për koronavirus kur u bashkua.

Kështu, ekipi ukrainas ka vetëm një portier në dispozicion, Heorhiy Bushchan, duke pritur që trajneri të ftojë një portier tjetër.


Shtuar 6.10.2020 11:07