KQZ, vendos sot për kërkesat e PD-së dhe PS-së
Katër ankesat e paraqitura për ndryshimin e rezultatitzgjedhjeve për kryetar të Bashkisë së Tiranës pritet që të marrin sot përgjigje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për miratimin e shqyrtimit të këtyre kërkesave duhen 5 vota por KQZ do ti shqyrtojë ato vetëm më katër.

KQZ sot do të zhvillojë sot mbledhjen e administrimit të provave të kërkuara nga demokratët dhe socialistët.

Demokratët përveç kundërshtimit për tabelën përmbledhëse të rezultatit përfundimtar të shpallur nga KQZ-ja, kërkojnë shqyrtimin dhe rivlerësimin e 403 fletëve të votimit duke hapur 26 kuti.

Ndërkohë që në mbledhjen e djeshme Partia Socialiste kërkoi pezullimin e mbledhjes dhe shqyrtimin e këtyre çështjeve me pretendimin se e njëjta kërkesë po shqyrtohet momentalisht në Kolegjin Zgjedhor. /albeu.com/

Shtuar më 31/05/2011, ora 09:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori