KQZ vendos me 7 vota: Të hapen kutitë ku PDIU pretendon një mandat
KQZ sot vendosi me 7 vota që të hapë kutitë e votimit ku PDIU pretendon të marrë mandatin e Shpëtim Idrizit.

Që në nisje të mbledhjes PDIU dhe PS kërkuar që të hapen qëndrat e votimit duke pranuar se ka mospërputhje mes shigrave dhe pamjeve filmike.

Shpetim Idrizi, kreu i PDIU-se e ka humbur mandatin per 37 vota, nderkohe qe PDIU pretendon se asaj i mungojne te pakten 66 vota ne disa kuti votimi ne Qarkun e Tiranes.

DEBATI NE KQZ

Përfaqësuesi i PDIU: Ne kërkojmë që të shtojmë edhe 7 qendra të tjera votimi. Ndërkohë që heqim dorë nga hapja e kutive në katër kuti votimi.

Ne vlerësojmë se PDIU-së i mungojnë 66 vota në Tiranë.
Përfaqësuesi i PS: Gjatë shqyrtimit të videove dolën fakte dhe prova të reja.

Ne kërkojmë që të hapen kutitë edhe të 14 qendrave të tjera të votimit. Ne jemi të hapur për të hapur dhe lexuar cdo fletë votimi.

Nuk mund të lejojmë për 65 fletë votimi të njollosim mbi 400 mijë zgjedhës. Po diskutojmë 65 fletë votimi në 2 milionë zgjedhës. /albeu.com/


Shtuar më 12/07/2017, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori