Messi mungon ndaj Realit?

Një lajm i keq ka ardhur për trajnerin Poçetino në prag të sfidës me Real Madridin në Champions.

Lionel Mesi mund të mungojë sfidën e parë për shkak të disa problemeve që ka hasur në sfidën e fundit në kampionat përballë Ren. Edhe pse gjendja e argjentinasit nuk dukej si diçka alarmante, në Francë këtë lajm e kanë bërë shumë të madh.

Por sipas “L’Equipe”, Poçetino pritet të rrezikojë disi dhe pritet që Mesin ta startojë sërish titullar, pavarësisht problemeve. Tekniku argjentinas pritet të luaj me skemën 4-3-3 ose 4-2-3-1, që Mesi të luaj në pozicionin e tij natyral.


Shtuar 13.02.2022 14:36

Tags: ,