KQZ të martën del me rezlutatet e para zyrtare, në shumicën e komunave balotazh për
Albeu.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që më së voni deri të marten të dalë me rezultatet e para preliminare. Zëdhënësi I KQZ-së, Arianit Osmani, tha se procesi i numërimitt ka filluar me mbylljen e Qendrave të votimit dhe është duke vazhduar.Osmani tha se sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe një raund të ri votimi për kryetar të komunave ku asnjëri nga kandidatët nuk kanë fituar votat e mjaftueshme.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka rezultate preliminare zyrtare të zgjedhjeve të djeshme. Zëdhënësi, Arianit Osmani thotë se procesi i numërimit është duke vazhduar dhe nuk dihet se kur saktësisht do të përfundojë. “Ka ende vendvotime të panumëruara dhe ne presim që gjatë ditës dhe gjatë ditës së nesërme ky process të kryhet në mënyrë që më së largu të martën t’I kemi rezultatet preliminare”, tha ai.
Zëdhënësi Osmani nuk përjashton mundësinë që edhe nesër të dilet me rezultate preliminare nëse arrihet që të përfundohet me numërimin e votave. Gjithashtu ai thotë se sipas të gjitha gjasave do të ketë edhe një raund të ri votimi për kryetar të komunave, në ato vende ku asnjëri nga kandidatët nuk kanë fituar votat e mjeftueshme.

Sipas rezultateve preliminare të rrjetit të OJQ-ve, “Demokracia në Veprim”, tash për tash vetëm në tri komuna: Drenas, Skënderaj dhe Artanë dihen fituesit për kryetar që kanë mbledhur më shumë se 50% të votave. rtk
Shtuar më 18/11/2007, ora 20:02
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori