KQZ shtyn vendimin per "6 kutite e Lezhes"
Albeu.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shtyrë për më vonë marrjen e një vendimi se si do të operohet për përmbylljen e tabelës përmbledhëse të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 39, që i përket Qarkut të Lezhës.KZAZ nr.39 në tabelën përmbledhëse të rezultateve, dërguar pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, nuk ka përfshirë të dhënat për 6 kuti votimi, mangësi e cila nuk parashikohet në Kodin Zgjedhor.

Në këto kushte KQZ është mbledhur për të vendosur se si do të mbushet ky vakum ligjor, në mënyrë që me të njëjtën procedurë të operohet edhe për sa i takon tre kutive të votimit të KZAZ-së nr.20 në Qarkun e Fierit.
Shtuar më 02/07/2009, ora 20:54
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori