Projektvendimi për ngritjen e ZAZ-ve, KQZ shtyn sërish mbledhjen
Update- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shtyrë sërish mbledhjen e sotme pas kërkesës së përfaqësuesit të PD-së Njazi Kosovrasti me argumentimin se materiali duhet parë bashkarisht me përfaqësuesin e PS-së, Genci Gjonçaj.


“Unë kërkoj që ta shtyjmë këtë mbledhje dhe së bashku me zotin Gjonçaj ta shohim bashkarisht materialin dhe të vijmë me një propozim të përbashkët në KQZ” tha Kosovrasti.


Të njëjtin mendim ka shfaqur edhe përfaqësuesi i PS-së në KQZ-së Genci Gjonçaj i cili theksoi se është e nevojshme që të dyja palët të arrijnë konsensus politik.


“Isha përgatitur që të diskutoja për mbajtjen e projekt vendimit por e gjej të drejtë ndërhyrjen e zotit Kosovrasti. Materiali është mjaft i rëndësishëm dhe të reflektojë konsensus politik. Një vendimarrje pa consensus do të sillte problem. Qëndrimi në linjat klasike ku cdo gjë që propozohet nga mazhoranca të kundërshtohet nga opozita dhe anasjelltas nuk është në të mirë të klimës parapërgatiore për zgjedhjet e 2013-ës dhe për këtë vendimarrje të KQZ-së. Prandaj unë do ta mbështes kërkesën e zotit Kosovrasti për ta shqyrtuar më mirë materialin” tha Gjonçaj.




09:38 -Projektvendimi per ngritjen e ZAZ-ve do të shqyrtohet në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror i Zgjedhjeve. Ne rendin e dites sot eshte projektvendimi “Për miratimin e ngritjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor (ZAZ) për Zgjedhjet për Kuvendin 2013″. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2012, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori