KQZ shpalli rezultatet perfundimtare per Gjilanin
Albeu.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi dhe shpalli sot rezultatet përfundimtare nga Qendra e Numrimit të Rezultateve (QNR), për zgjedhjet e përsëritura të raundit të dytë për kryetar të Komunës së Gjilanit.
Burim Ahmetaj, koordinator i Qendrës së Numërimit të Rezultateve ( QNR), njoftoi se kishin pranuar materialin nga 31 qendra të votimit me 127 vendvotime, përfshirë edhe 9 ekipe mobile të votuesve me nevoja të veçanta. Sipas tij, nga 87.430 votues të regjistruar, në votim kanë marrë pjesë 35.130 sish, ose 40,64 për qind e tyre. Numri i votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimit, ka qenë 400 votues.
Fletëvotime të dëmtuara kanë qenë vetëm 15.
KQZ-ja ka konfirmuar fitoren e kandidatit të PDK-së për kryetar të Gjilanit, z. Qemajl Mustafa, i cili ka fituar 20.471 vota ose 58.25%, kundruall kandidatit të LDK-së, z. Fatmir Rexhepi, i cili fitoi besimin e 14.671 votuesve, ose 41.75% të atyre që deklaruan votën e tyre.
Shtuar më 18/03/2010, ora 23:30
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori