Georgina thyen rregullat, le karantinën e “ëndrrave” për pazar (FOTO LAJM)

Pasi futbollisti, Daniele Rugani rezultoi pozitiv me Koronavirus, të gjithë lojtarëve dhe stafit të bardhezinjve iu dha urdhër të vetëizolohen. Kështu veproi edhe Cristiano Ronaldo i cili prej disa ditësh po qëndron i mbyllur në vilën e tij me fëmijët dhe partneren Georginën.

Kjo e fundit duket se nuk po i zbaton rregullat e karantinës dhe sot është fotografuar nga paparacët.

Georgina është parë duke shëtitur në disa dyqane veshjesh, veprim i cili ka sjellë shumë kritika.


Shtuar 20.03.2020 09:13