KQZ shpall rezultatet paraprake per 248 qendra votimi
Albeu.com
Zedhenesi i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Erton Sinani gjate nje konference per shtyp te mbajtur disa minuta me pare u shpreh se zgjedhjet e 3 korriku u realizuan sipas standarteve te kerkuara.Komisioni Qëndror Zgjedhor në Shqipëri, i ka publikuar rezultatet preliminare nga 248 qendra të votimit nga 4 mijë 753 sa janë në gjithë Shqipërinë. Sipas këtyre rezultateve, në shkallë vendi Partia Socialiste ka 11.84 % Partia Demokratike 11. 25%.

Pasojnë Partia Republikane, Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Leka Zogut dhe parti të tjera më të vogla. Sipas ligjit, komisionet e zonave të votimit kanë afat që deri në orën 17.00, të dorëzojnë rezultatet nga zonat zgjedhore.
Shtuar më 04/07/2005, ora 17:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori