KQZ: Rivotimi ne Gjilan me 14 mars
Albeu.com
Komisioni Qendror Zgjedhor ka vendosur që rivotimi për kryetar komune në Gjilan të mbahet më 14 mars. Në Gjilan garon Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike.
Fushata e tyre parazgjedhore do të mbahet nga 8 deri më 12 mars. Vendimi i sotëm për Gjilanin pason shqyrtimin e akuzave për manipulim votash nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa, shqyrtimin e ankesës ndaj këtyre akuzave nga Gjykata Supreme dhe rekomandimin e fundit të KZAP-it për përsëritjen e votimeve në këtë qytet.
Shtuar më 18/02/2010, ora 23:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori