KQZ publikon rezultatet ne proporcional per 93 zona elektorale
Albeu.com
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli dje, kandidatët për deputetë, fitues në 95 zona elektorale.Duke publikuar rezultatet e votimit për zgjedhjet e 3 Korrikut 2005, zëdhënësi i KQZ-së, Erton Sinani, tha se "deri tani, pranë këtij komisioni nuk është dorëzuar baza materiale zgjedhore për 5 zona elektorale, përkatësisht për zonat nr. 2, 64, 67, 92 dhe 100".
"Në këto zona mungon vullneti politik i komisionerëve për të përfunduar hartimin e tabelave të rezultateve zgjedhore dhe për t'i dorëzuar ato pranë KQZ-së. Ndaj u bëjmë apel komisionerëve të dorëzojnë bazën materiale në kohën e caktuar, pasi në të kundërt, KQZ do të marrë masat e nevojshme, sipas ligjit", nënvizoi ai.
Gjithashtu zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Erton Sinani, publikoi sot (e Shtunë) përqindjet e partive politike në proporcional për 93 nga 100 zona elektorale.

Përqindjet janë si më poshtë:

Partia Aleanca Demokratike ka fituar 4.9 %

Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut 0.6 %

Partia Demokrate e Re 7.65 %

Partia Demokristiane 3.22 %

Partia Republikane 20.08 %

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 3.23 %

Lëvizja Socialiste për Integrim 8.12 %

Partia Agrare Ambientaliste 6.47 %

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut 3.97 %

Partia Demokracia Sociale 4.33 %

Partia Demokratike 7.86 %

Partia Socialdemokrate 12.61 %

Partia Socialiste 8.97 %.
Shtuar më 11/07/2005, ora 01:34
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori