KQZ premton përfshirjen e diasporës në zgjedhje
Albeu.com
"Pjesëmarrja e diasporës kosovare në zgjedhjet e sivjetme është ndihmesë e rëndësishme në krijimin e institucioneve demokratike lokale dhe qëndrore", tha për radio Blue Skly shefi i Sekretariatit të KQZ-së, Mazllum Baraliu. Kushti i vetëm i pjesëmarrjes është se duhet të jenë të regjistruar në regjistrin civil të Kosovës.
“Sa i përket mundësisë së votimit për bashkatdhetarët tanë në diasporë, ne tani jemi jemi duke punuar intenzivisht që t’ua japim mundësnëi bashkatdhetarve tanë në diasporë që të votojnë dhe ato do të jenë dy mënyra të votimit: përmes postës përmes internetit”, tha ai. Baraliu theksoi se të gjithë bashkatdhetarët, pa marrë parasyshë se sa nënshtetësi i kanë, do të mund të votojnë. Sipas tij, kushti i vetëm është se duhet të jenë qytetarë të regjistruar në regjistrin civil të Kosovës.
“Meqenëse nuk kemi ligj mbi nënshtetësinë në Kosovë, i cili është ende në përgaditje e sipër, dhe meqenëse Kosova nuk është ende shtet, kushti i vetëm dhe kryesor është që çdo qytetarë të jetë i regjistruar në regjistrin civil të Kosovës. Sa i përket dyshtetësisë të jem edhe më i sakt unë si jurist me eksperiencë të gjatë nuk e shoh ndonjë pengesë në këtë aspekt. Anda,j kjo e drejtë qytetarit të Kosovës nuk duhet t’i mohohet dhe nuk do t’i mohohet: premtoi ai.
Sipas Baraliut, përvojat zgjedhore të Kosovës, në katër palë zgjedhje që u organizuan deri në vitin 2004, ishin shumë pozitive. Ai thotë se pret që edhe këtë vit ato do të cilësohen si më demokratike dhe të qetat në rajon. Baraliu gjithashtu thekson se qytetaret e Kosovës kanë arsye të plotë të dalin masivisht në zgjedhjet e 17 nëntorit, ngase për herë të parë do të votohet me standarde plotësisht demokratike. Votimi me lista të hapura është kualitet i ri për Kosovën e re, tha Baraliu.(A.Bajra, RTK)
Shtuar më 16/09/2007, ora 13:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori