KQZ po bën maksimumin për zgjedhje të lira
Pëlqej
Në kuadër të projektit të Këshillit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Komisionit Qendror i Zgjedhjeve për “Fushatën e Ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë” kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi) ishte e ftuar sot në shkollën e mesme “Ibrahim Hasmema”, të Komunës së Petrelë

Kjo fushatë, implementohet nën kujdesin e Akademisë së Studimeve Politike dhe synon t’i drejtohet nxënësve të vitit të fundit të shkollave të mesme duke i informuar dhe nxitur ata për të marrë pjesë në zgjedhje.

Lleshi tha Institucioni i KQZ-së i ka kushtuar gjithmonë vëmendje fushatës sensibilizuese të edukimit të zgjedhësve të rinj.
“Votuesit e rinj janë prioriteti i edukimit, pasi ata do ta ushtrojnë këtë të drejtë për herë të parë dhe duhet të kenë informacion të bollshëm në lidhje me votën”, shtoi ajo.


Projekti “Fushata e Ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”, do të vazhdojë në rreth 200 shkolla të përzgjedhura në të gjithë vendin. Projekti ka trajnuar 12 përfaqësues të Drejtorive Arsimore të qarqeve, të cilët shërbyen më pas si trajnues të 200 mësuesve të tjerë që do të zbatojnë orët e edukimit me nxënësit e tyre. Falë projektit “Fushata e Ndërgjegjësimit të votuesve për herë të parë”, të gjithë maturantët do të zhvillojnë një orë mësimi rreth të drejtës së votës, ndërsa mbi 50 përqind e tyre do të përfshihen edhe në dy orë të tjera mësimi që synojnë zbatimin praktik të njohurive të marra nëpërmjet një votimi simulues. /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2013, ora 18:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori