KQZ përzgjedh ekspertët kontabël
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nis procedurën për zgjedhjen e ekspertëve kontabël, të cilët do të kontrollojnë financat e partive politike.

Në mbledhjen e sotme KQZ-ja do të hedhë shortin për përzgjedhjen e ekspertëve kontabël të licencuar pas paraqitjes së kërkesave nga të gjithë të interesuarit.

Këta ekspertë do të kontrollojnë fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore nga të gjitha subjektet zgjedhore që do të regjistrohen në këtë organ.

Përveç procedurave të përgjithshme të ushtrimit të profesionit kandidaturat, duhet të plotësojnë dhe disa kritere shtesë që janë: të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licencuar për jo më pak se 5 vjet, të mos kenë marrë masa disiplinore, të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit, të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse dhe të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i kontrollimit, kritere këto që janë të përcaktauar nga KQZ/albeu.com/
Shtuar më 04/11/2011, ora 12:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori