KQZ: Perfundon numerimi i kutise se katert, PD ne avantazh
Albeu.com
21:05 - Grupi i numërimit i ngritur në Komisionin Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin e kutisë së katërt të Fushë-Kuqes. Nga numërimi rezulton se PD-ja ka marrë 400 vota ndërsa PS-ja 260 vota.Deri tani janë numëruar 4 nga 6 kutitë e Kurbinit, ndërkohë që ëshë hapur për tu numëruar kutia e pestë. Nuk pritet asnjë ndryshim rezultati pas përfundimit të numërimit të këtyre kutive.

Ndërkohë mbeten edhe 2 kuti të tjera të kësaj KZAZ-je për tu numëruar në KQZ. Konfirmohet se edhe kutitë e Patosit do të numërohen në KQZ, madje janë nisur drejt Tiranës.

Në KQZ ka mbërritur edhe një kërkesë ankimore nga Partia Republikane në lidhje me qarkun e Beratit. Anëtarët e Komisionit ranë dakord unanimisht për të shqyrtuar kërkesën ankimore ditën e nesërme, pasi kodi zgjedhor e parashikon që kërkesat të shqyrtohen 24 orë pasi mbërrijnë në KQZ. (albeu.com)
Shtuar më 04/07/2009, ora 02:28
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori