KQZ, pas 60 ditesh shpall rezultatet zyrtare te zgjedhjeve
Albeu.com
Eshte miratuar me 6 vota pro dhe asnje kunder vendimi per shpalljen e rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve te 3 korrikut. 60 dite pas zhvillimit te zgjedhjeve te pergjithshme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi listen e fituesve ne proporcional, listen e fituesve ne maxhoritar si dhe 40 emrat e deputeteve qe do te marrin mandatin nga lista shumeemerore. Duke iu referuar rezultatit perfundimtar Partia Demokratike ka 56 deputete fitues nen siglen e saj, nderkohe qe socialistet kane marre 42 mandate nga sistemi i drejtperdrejte, republikanet vetem nga listat proporcionale marrin 11 deputete, PBDNJ-ja 2 deputete, LSI 4 deputete, PSD 7 deputete, PAD 3 deputete, PDS 2 deputete, PAA 4 deputete, PDK 2 deputete, PDR 4 deputete, PBLD 1. Pas zhvillimit te mbledhjes nga KQZ-ja dhe shpalljes se rezultatit perfundimtar para medias, syte e opinionit politik dhe atij publik do te perqendrohen te institucioni i Presidences, institucioni i vetem qe detyrohet nga kushtetuta e vendit per te dekretuar daten e mbledhjes se parlamentit te ri. Pas takimit te zhvilluar 3 dite me pare me perfaqesues te koalicionit te djathte, Moisiu ka premtuar se nuk do te konsumoje afatin 20-ditor qe e parashikon kushtetuta.
Shtuar më 01/09/2005, ora 18:01
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori