KQZ: Nuk do te kete kamera ne zgjedhjet lokale ne Kosove
Albeu.com
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, pas një takimi që të hënën ka zhvilluar me anëtarët e këtij komisioni, ka thënë se vendimi për mosvendosjen e kamerave në vendvotime është marrë për arsye se KQZ-ja konsideron se transparenca e votimit duhet të sigurohet në forma të tjera.
Lushta ka garantuar se pavarësisht që kamerat nuk do të vendosen që qendrat e votimit do të ketë transparencë gjatë tërë rrjedhës së procesit.

Pavarësisht premtimit të qeverisë së do të përmbushë të gjitha kërkesat e KQZ-së, Lushta ka thënë se vendimi pro kamerave do të ishte i pazbatueshëm për shkak se do të duhej të ndryshohej ligji për buxhet.

Ndërsa Betim Gjoshi nga radhët e PDK-së ka thënë se vendosja e kamerave do të ndikonte në privatësinë e votuesve dhe nuk ka të bëjë asgjë me transparencën e procesit zgjedhor. (ktv/rtv21/albeu)
Shtuar më 11/08/2009, ora 01:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori