Disa javë pas
zgjedhjeve të 8 majit Komisioni Qendror i
Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e
mandateve për këshillat bashkiakë. Në mbështetje të kodit zgjedhor (neni 166), KQZ përllogariti të premten ne mbremje shpërndarjen e
mandateve për këshillin e bashkisë Kukës, i cili përbëhet nga 25 anëtarë.
Në bazë të rezultatit të
zgjedhjeve,
koalicioni "Aleanca për Qytetarin" në këtë bashki ka marrë 15 këshilltarë,
koalicioni "Aleanca për të Ardhmen", 8 këshilltarë, ndërsa dy të tjerë kanë fituar si të pavarur, pasi kanë marrë numrin e nevojshëm të votave, raporton BË.
Nga
koalicioni i djathtë, PD ka marrë katër këshilltarë, PR dhe PLL nga dy këshilltarë secila dhe nga një do të kenë shtatë partitë e tjera.
Ndërsa për koalicionin e majtë, PS do të përfaqësohet në këshillin bashkiak të Kukësit me 2 këshilltarë, ndërsa gjashtë parti të tjera do të kenë secila nga një anëtar. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2011,
ora 14:06