KQZ ngre grupin e punës për votën e emigrantëve
Teksa na ndajnë më pak se 6 muaj nga zgjedhjet e 25 prill 2021, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur një grup pune për të krijuar mundësinë e votimit nga jashtë

Grupi i punës do të vlerësojë mundësinë e votimit të nga jashtë vendit për zgjedhjet e ardhshme të personave të cilët kanë rezident jashtë Shqipërisë.

Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.

Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.

Të bëjë një vlerësim të përgjithshëm mbi kostot financiare.

Të përgatis një listë mbi aktet juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit. Të prezantojë të këtij lloji votimi në vende të ndryshme.

Në përfundim të procedurave, grupi i punës do të përgatis një raport që do ia dorëzoj komisionerit.

Grupi i punës përbëhet nga gjashtë anëtarë;

Ylli Merkaj- Sekretari i Përgjithshëm-Kryetar

Nexhmi Mezani- Drejtor, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit-Anëtar

Ana Tenolli- Drejtore, Drejtoria e Komisioneve Zgjedhore-Anëtar

Mirela Gega- Drejtore, Drejtoria e Financës-Anëtar

Erion Meta- Shef i dekriminalizimit, Drejtoria Juridike-Anëtar

Anduela Ndreu- Shef i edukimit-Anëtar
Shtuar më 02/11/2020, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori