KQZ: Ne Prizren votuan 40.62 %, ne Lipjan 57.08 %
Albeu.com
Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në konferencën e fundit për media ka bërë të ditur se në ora 19.00 janë mbyllur qendrat e votimeve në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit, ku qytetarët votuan për të tretën herë për zgjedhjen e kryetarëve.
Lushta ka njoftuar se në momentin e mbylljes së qendrave të votimit, përqindja e qytetarëve që kanë votuar në komunën e Lipjanit ka qenë 57.08 për qind, ndërsa në komunën e Prizrenit kanë votuar 40.62 për qind.

Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se rezultatet preliminare do të jepen në mesnatë, gjegjësisht ndërmjet orës 24:00 dhe orës 1:00.
Shtuar më 01/02/2010, ora 04:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori