KQZ: Ne 92 zona, PD fitoi 55, PS 36, ne 3 zona rezultati eshte i paqarte
Albeu.com
Rezultatet e dala arritura ne KQZ deri tani per 92 zona tregojne se PD ka fituar 55 deputete ne mazhoritar dhe PS, 36. Ky numer vjen pas rezultateve te mbyllura ne 91 KZZ rezultate te cilat tashme jane depozituar prane KQZ-se.Dje 4 partite, LZHK, LSI, PDS dhe PAD dorezuan ne OSBE deklaraten qe hartuan nje dite me pare me ane te se ciles kundershtojne propocionalin. Nderkohe mbeten ende te pa konfirmura rezultatet per 8 zona zgjedhore, ku nuk ka arritur akoma tabelat e rezultateve ne KQZ. Ndersa kater jane zonat me te paqarta ku nga selite e partive vijne te dhene te ndryshme. Nderkohe qe prane KQZ-se konfirmohet se deri me tani ne zonen zgjedhore nr.2 fitues eshte Astrit Bushati te dhena te mbetura pa perfunduara. Per zonen 64 ne KQZ nuk ka ndonje rezultat tjeter vec atij te konfirmuar deri ne momentin kur ka vijuar numerimi, ku kandidati I PD-se, Bano ishte fitues. Po keshtu dhe ne zonen 73 dhe 90, ku deri me tani mbeten ne avantazh Shehu i PD-se dhe Ruli i po kesaj force politike. Nderkohe prane KQZ-se konfirmohet se nuk ka asnje rezultat perfundimtar per keto zona pasi materialet dhe ankimimet nuk jane marre akoma ne shqyrtim. Nderkohe mbeten ende pa ardhur materialet dhe per 5 zona te tjera zgjedhore per te cilat nuk ka nje informacion zyrtar nga KQZ. Spiro Peci eshte konfirmuar si deputet i pavaruar ne zonen zgjedhore nr.98 dhe kryetari i LSI-se, Ilir Meta ne zonen 79, rezultat ku jo zyrtar I mberritur ne KQZ. Nderkohe KQZ mori vendimin e ndjekjes penale per 7 komisionere te zones zgjedhore nr.2, me argumentin e bllokimit te procesit, ku sipas kodit penal mund te kryejne denim nga gjashte muaj ne 2 vjet burg. (GSH)
Shtuar më 09/07/2005, ora 12:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori