Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultateve për KZAZ 49, konkretisht njësia numër 5. Miratimi i tabelës së KZAZ 49 i hap rrugën miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve për kreun e Bashkisë së Tiranës e cila do të dalë nga shumatorja e 11 njësive të kryeqytetit.
Tashmë
kandidati i majte për Bashkine Tiranë Edi Rama ka marrë 19 154
vota dhe
kandidati i djathtë Lulzim Basha ka marrë 14 491
vota, ndërsa
kandidati Hysni Milloshi ka marrë 149
vota.
Votimi edhe kësaj here u bë me katër
vota pro dhe tre
vota kundër.
Pas pak pritet edhe miratimi i tabelës përmbledhëse, sipas së cilës Basha është me 81
vota para Ramës.
Opozita pritet ta apelojë vendimin e KQZ-së për Tiranën në Kolegjin Zgjedhor.
Shtuar më 23/05/2011,
ora 22:06