KQZ miraton plotësimin e vendeve vakante në kuvend
Pëlqej
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot plotësimin e vendeve vakante të krijuara në Kuvend, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të katër ministrave.

Sipas vendimeve, Saimir Tahiri zëvendësohet nga Ervin Bushati, vendin e Damian Gjiknurit në Kuvend do e marrë Luljeta Arapi, atë të Ermonela Felaj, Anila Agalliu dhe mandati i Ditmir Bushatit i kalon Erjeta Alhysës.

KQZ miratoi zëvendësimin e deputetëve, bazuar në përcaktimet e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit vendet vakante, plotësohet me kandidatët e rradhës nga lista shumëemerore i të njëjtit subjekt politik. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori