KQZ miratoi dokumenta te tjera identifikuese krahas certifikates
Albeu.com
TIRANE - Edhe patentat, pashaportat qofshin dhe te vjetra si dhe librazat ushtarake do te mund te perdoren si mjet identifikimi per votime ne zgjedhjet e 3 korrikut.Kryetari i Komisonit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar sot ne nje konference per shtyp se te gjithe personat te cilet ne daten 3 korrik do te paraqiten ne qendrat e votimit me certifikate, duhet te kene me vete edhe nje tjeter dokument identifikimi me foto, qofte kjo pasaporte qe i ka skaduar afati, patente e drejtimit te mjetit apo libreze ushtarake. KQZ miratoi sot me kater vota pro e tre kunder perdorimin e pashaportes, librezes ushtarake dhe te patentes se makines si mjet identifikimi ne votim. Ky miratim erdhi menjehere pas shqetesimit qe shkaktoi lajmi per ekzistencen e mijera certifikatave false qe mund te perdoren ne 3 korrik. Kreu i KQZ beri te ditur dokumentet e tjera do te perdoren vetem nese 2 anetare te Komisionit te Qendres se Votimit do te dyshojne mbi origjinalitetin e certifikates. Celibashi ben te ditur se maturantet do te mund te pajisen me certifikate ne 3 korrik. BW
Shtuar më 01/07/2005, ora 23:07
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori