Messi larg Barcelonës, Rooney: Nëse transferohet te ky kampionat, mund ta fitojë përsëri “Topin e Artë”

Wayne Rooney beson se Lionel Messi do të shkëlqejë në rast të transferimit në Premierligë.

Wayne Rooney nuk heziton ta thotë. I intervistuar nga talkSPORT, ish sulmuesi i Manchester United ka theksuar se Lionel Messi do të shkëlqejë në rast të transferimit në Premierligë.

Messi ka paraqitur kërkesë për largim nga Barcelona derisa spekulohet se mund të transferohet në futbollin anglez ku kërkohet nga Manchester City dhe Manchester United.

“E di se është duke u plakur, por është një futbollist që askush nuk e ka parë në para-skadencë. Messi i ka të gjitha, mund të shënojë gol, të bëj asistime, është më i miri i të gjitha kohërave. Ai dhe Cristiano Ronaldo kanë krijuar një nivel që nuk mendoj se do ta shohim sërish”, shtoi ai.

“Messi mund të vjen në Premierligë dhe do të shpallet futbollistii vitit. Nëse rrethohet nga njerëz si Bruno Fernandes e Kevin De Bruyne mund ta fitojë Topin e Artë për herë të shtatë, do të ishte e jashtëzakonshme”, u shpreh Rooney.


Shtuar 27.08.2020 13:31