KQZ: Kushdo qe do shkoje ne qendrat e votimit me certifikate false do ndalohet
Pëlqej
Albeu.com
Cdo person qe do te paraqitet ne qendren e votimit me certifikate te falsifikuar diten e zgjedhjeve do te ndalohet nga policia. Fakti behet i ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pasi ky akt konsiderohet shkelje e ligjit.Ne nje interviste per NEWS24 zedhenesi i KQZ-se Erton Sinani u shpreh se eshte fjala per te evituar mundesine e perdorimit nepermjet falsifikimit te 5034 certifikatave qe rezultojne te zhdukura nga gjendjet civile. Sinani u shpreh gjithashtu se kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka kerkuar qe zyrat e gjendjes civile te punojne me orar te zgjatur. Permes nje letre derguar ministrit te Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ben Blushi, Celibashi kerkon qe deri me 3 Korrik te ketij viti, Zyrat e Gjendjes Civile te punojne deri ne oren 19.00 dhe vecanerisht diten e zgjedhjeve, ato duhet te jene ne funksion te plote. Sipas Sinanit, eshte kerkuar gjithashtu qe zyrat e gjendjes civile te leshojne certifikata pa pagese, qe te kene shenimin "Per Zgjedhjet 2005". Ne keto raste, shtetasit qe marrin nje certifikate te tille nuk mund ta perdorin ate per qellime te tjera, por kjo mbetet ende ne kuadrin e tratativave te KQZ-se me MPVD-se. KQZ vendosi sot gjithashtu qe si Partia Socialste ashtu dhe Partia Demokratike te monitoroje punen qe behet ne shtypshkronjen Ilar per shtypjen e fleteve te votimit. 3 perfaqesues te PS-se do te mund te ndjekin punen nderkohe qe PD-js prej 3 ditesh eshte duke e kryer kete monitorim. Perfaqesuesit e partive ne fjale, duhet te futen nje nga nje ne shtypshkronje ndersa koha e qendrimit varet vetem prej tyre. news24
Shtuar më 23/06/2005, ora 19:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori