KQZ kërkesë Gjendjes Civile për numrin e ID dhe pasaportave të skaduara
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dërguar një letër-kërkesë Drejtorisë së Gjendjes Civile për ID e zgjedhësve.

Drejtuar më anë të një shkrese KQZ kërkon informacion mbi numrin e pasaportave dhe ID që u ka skaduar afati.

LETRA DREJTUAR DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË GJENDJES CIVILE

Kërkohet informacion mbi numrin e kartave të identitetit dhe pasaportave të cilave u ka skaduar afati

Drejtuar: Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile

Adresa: Rr. Sermedin Said Toptani, Tiranë

I nderuar Z. Doracaj

Lutemi të na vini në dispozicion numrin e votueseve të cilëve u ka skaduar afati i shfrytëzimit të kartës së identitetit dhe pasaportës deri ditën të cilën do ti ktheni përgjigje kësaj kërkese.

Gjithashtu nëse është e mundur të na informoni se sa mund të jetë numri i realizimit të kërkesave të zgjedhësve për rinovim të kartës së identitetit dhe/ose pasaportës deri në datën 25 Prill 2021.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve:

Ilirjan CELIBASHI
Shtuar më 23/02/2021, ora 14:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori